Emini: Dërgimi i Skender Hysenit në SHBA, komplet delegjitimim i procesit të dialogut

Aktuale

Emini: Dërgimi i Skender Hysenit në SHBA, komplet delegjitimim i procesit të dialogut

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 21:28
Donika Emini

Analistja Donika Emini ka kritikuar ashpër shkuarjen e Skender Hysenit në Uashington për çështjen e dialogut.

Emini në “Debat Plus”  ka thënë se Hyseni nuk u prit në SHBA për shkak të pozitës së tij.

“Është delegjitimim komplet i procesit të dialogut. Është shumë veprim i keq pasi kemi degradua procesin ose duke shkuar të papërgatitur ose duke dërguar të dërguar special të tillë. Rasti i Skender Hysenit ma kujton rastin kur 11 burra patën shkuar në Bruksel e Mogherini nuk i kishte pritur fare. Ajo kishte thënë se nuk flet me persona të nivelit teknik por vetëm me atë të nivelit politikë”, tha ajo.

Emini thotë se ky de legjitimim së pari e dëmton Kosovën.

“Është shumë poshtëruese të shkosh në Uashington dhe të mos kesh takime”.

Analistja thotë se dialogu asnjëherë më parë nuk ka qenë ma jo transparentë së që është tani me Skender Hysenin.

“Më parë së paku ka pasur konferenca të shtypit apo deklarata, edhe pse ato kanë qenë ambige diçka kemi lexuar”.

Emini thotë se një marrëveshje me këtë ritëm mund të na vijë ashtu siç na erdhi edhe demarkacioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat