Nënkryetari i LDK’së: Specialja do t’i zbardhë vrasjet nga Haki Imeri deri te Bardhyl Ajeti

Aktuale

Nënkryetari i LDK’së: Specialja do t’i zbardhë vrasjet nga Haki Imeri deri te Bardhyl Ajeti

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 23:48
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka thënë në emisionin Pressing se Gjykata Speciale do të zgjidhë edhe vrasjet e pasluftës që kanë ndodhur në Kosovë.

Duke komentuar zhvillimet e fundit rreth zhvillimeve me Gjykatën Speciale, ai tha se beson fuqishëm se Gjykata do të zbardhë shumë krime që janë lënë në hije.

“Baza e Gjykatës është për zbardhjen e të gjitha vrasjeve në Kosovë”

“Specialja do t’i zbardhë vrasjet nga Haki Imeri deri te Bardhyl Ajeti”, ka thënë ai.

Haziri po ashtu ka folur për largimin e Vjosa Osmanit nga pozitat drejtuese në LDK. Ai ka treguar se anën e kujt e mban.

“Unë e mbaj anën e LDK’së”, ka thënë ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat