COVID-19 në Kosovë/ 3815 raste aktive, 269 të vdekur dhe 428 pacientë të hospitalizuar

Aktuale

COVID-19 në Kosovë/ 3815 raste aktive, 269 të vdekur dhe 428 pacientë të hospitalizuar

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 00:02
Foto ilustrim

Ka shkuar në 9 mijë e 274 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se tashmë në tërë vendin janë 9 mijë e 274 persona të infektuar me koronavirus, pasi që  vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 225 raste të reja.

Po ashtu, brenda ditës në Kosovë kanë vdekur edhe 13 persona të cilët ishin të prekur me koronavirus dhe numri i përgjithshëm i viktimave në vend ka arritur në 269.

Në anën tjetër janë gjithsej 5 mijë e 190 persona të cilët janë shëruar tërësisht nga koronavirusi.

Bazuar në këto të dhënë zyrtare të IKSHPK-së, aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me koronavirus është 3 mijë e 815.

Ndërsa, raporti i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës thotë se në spitalet e Kosovës janë 428 pacientë me koronavirus të hospitalizuar.

Në QKUK dhe klinikat e saj janë të shtrirë gjithsej 278 pacientë të shtrirë të cilët janë të konfirmuar me koronavirus, prej tyre 12 në respiratorë, 17 në CPAP dhe 152 në oksigjen.

Ndërsa, 203 pacientë me koronavirus janë të shtrirë në Spitalet Rajonale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat