Mblidhen dy komisione parlamentare

Aktuale

Mblidhen dy komisione parlamentare

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 07:45
Kuvendi i Kosovës

Dy komisione parlamentare pritet të mblidhen gjatë ditës së sotme.

Në ora 09:00, pritet të fillojë punën Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, i cili do të shqyrtojë Raportin Vjetor i punës së Këshillit Gjyqësor të Kosovës për vitin 2019 dhe Raportin Vjetor i punës së Këshillit Prokurorial për vitin 2019.

Ndërsa në ora 10:00 Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë shqyrton planin e punës së Komisionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat