“Hyseni do të shkojë në Komoran që të flasë në telefon me Thaçin”

Aktuale

“Hyseni do të shkojë në Komoran që të flasë në telefon me Thaçin”

Nga: A.Zh Më: 5 gusht 2020 Në ora: 09:38
Skënder Hyseni

Zyrtari nga Lëvizja Vetëvendosje Arbër Zaimi, ka ironizuar me koordinatorin për dialogun me Serbinë Skënder Hysenin. Ky i fundit, ka zhvilluar dje një telefonatë me ambasadorin për dialog nga SHBA Richard Grenell, edhe pse ai gjendet në SHBA.

Zaimi ka ironizuar me Hysenin, duke thënë se ai do të shkojë në Komoran që të flasë në telefon me Hashim Thaçin, përcjell Bota sot.

Sipas tij, Bashkimi Evropian është kundër Isa Mustafës.

Reagimi i Zaimit në Facebook:

Pas kësaj vizite të suksesshme, Skënder Hyseni do shkojë në Beograd të flasë në telefon me ndonjë vartës të Ivicës, pastaj do shkojë në Tiranë që të flasë në telefon me Genti Cakën se ai s’përton.

Pastaj do shkojë në Komoran që të flasë në telefon me Hashimin.

Nuk do të shkojë as në Bratisllavë e askund që të flasë në telefon me Lajçakun sepse këta strucat e BE-së janë kundër Isës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat