Vajza që vdiq dje në skaner është familjare e këtij deputeti

Aktuale

Vajza që vdiq dje në skaner është familjare e këtij deputeti

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 10:05
Foto vajza me babain

Një vajzë 7-vjeçare ka vdekur dje në Prishtinë. Ajo kishte shkuar për të bërë një fotografim të kokës  në ordinancën private “Poliklinika CT Scanner” në lagjen Ulpianë të Prishtinës.

Familjarët po e akuzojnë klinikën se ajo vdiq nga mbi doza e anestezionit.

E ndjera  T. H. është mbesa e trajnerit të njohur, Fidaim Haxhiu.

Haxhiu ka akuzuar rëndë mjekun e kësaj ordinancës Poliklinika CT Scanner, duke ndarë lajmin e dhimbshëm për vdekjen e familjares së tij në moshë shumë të re.

Media mëson se 7-vjeçarja është po ashtu familjare e deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu.

Policia ka konfirmuar këtë rast si vdekje të dyshimtë, duke shtuar se janë duke punuar që të zbardhen rrethanat e vdekjes, ndërsa Inspektorati Shëndetësor i Ministrisë së Shëndetësisë po ashtu ka nisur hetimet lidhur me rastin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat