Thaçi: Më pikëlloi vdekja e veprimtarit Lekë Gojçaj

Aktuale

Thaçi: Më pikëlloi vdekja e veprimtarit Lekë Gojçaj

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 10:11
Hashim Thaçi

Ka vdekur veprimtari i çështjes kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Për vdekjen e Lekë Gojçaj, ka reaguar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Vdekja e veprimtarit Gojçaj e ka pikëlluar presidentin, për çka ka thënë se ai ishte bujar dhe i pandalshëm në punë dhe njeri me shpirt të madh.

Thaçi ka ngushëlluar familjen Gojçaj dhe komunitetin shqiptaro-amerikan.

“Më pikëlloi lajmi për vdekjen e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare në SHBA, Lekë Gojçaj. Ai ishte bujar, i pandalshëm në punë dhe një njeri me shpirt të madh. Ngushëllime familjes Gojçaj, komunitetit shqiptaro-amerikan dhe gjithë të afërmve të tij”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij ‘facebook’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat