Muslio-Shoshi: Qeveria është vonuar duke mos arritë t’i adresojë nevojat e bizneseve dhe të qytetetarëve të vendit

Aktuale

Muslio-Shoshi: Qeveria është vonuar duke mos arritë t’i adresojë nevojat e bizneseve dhe të qytetetarëve të vendit

Nga: M.H Më: 5 gusht 2020 Në ora: 11:27
Ariana Muslio-Shoshi

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Muslio-Shoshi, përmes një shkrimi në facebok ka reaguar në lidhje me vonimin e pagesave 170euro për qytetarët e vendit.

Deputetja shprehët që kjo vonesë ka arritur të bëhet pasiqë qeveria është vonuar duke mos arritë t’i adresojë nevojat e bizneseve dhe të qytetetarëve të vendit, transmeton “Bota sot”.

Në fund deputetja thotë që në këto raste urgjencë siç është pandemia qeveria e ka për të detyrë të i ndihmojë bizneset dhe qytetarët e vendit.

Postimi i plotë

170 euro janë shumë pak për një familje mesatare në Kosovë për t’i pëballuar shpenzimet ditore dhe mujore. Është e paimagjinueshme se si mund t’ia kalojë familja kosovare me këto të holla për shpenzimet e ushqimit, energjisë elektrike, higjienës dhe shëndetësisë.

Përveç që 170 euro janë të pamjaftueshme, ato vonohen për t’u dalë në xhirollogaritë e punëtorëve, sepse qeveria është vonuar duke mos arritë t’i adresojë nevojat e bizneseve dhe të qytetetarëve të vendit.

Tërë kohën flasin për ndihmë, përkujdesje dhe rimëkëmbje e cila pritet të jetë e zorshme, ndërsa gjatë gjithë kohës prodhojnë lajme duke u përballë për gjëra të kota e duke përdorë fjalë që nuk do të duhej t’i takojë një politikani që ka marrë besimin e qytetarëve.

Bizneset po përballen me veshtirësi, shumë punëtorë po mbesin pa punë ndërsa ende nuk shihet dora e shtetit për t’u ndihmuar.

Është detyrë e qeverisë që me kohë të parashikoj ndihmën për qytetaret dhe bizneset për raste fatkeqësie siç është pandemia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat