Pacolli për tragjedinë në Liban: Sa lehtë mund të kërcënohet jeta e qytetarit

Aktuale

Pacolli për tragjedinë në Liban: Sa lehtë mund të kërcënohet jeta e qytetarit

Nga: E.B Më: 5 gusht 2020 Në ora: 11:30
Foto nga shperthimi

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka ndarë dhimbjen për tragjedinë që ka ndodhur në Liban.

Pacolli ka thënë se ky gabim njerëzor apo veprim i qëllimshëm, na bën të kuptojmë se sa lehtë mund të kërcënohet jeta, shkruan “Bota Sot”.

Pacolli ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave.

Postimi i plotë:

Shumë të dhimbshme pamjet që vijnë nga Libani.. Cilatdo qofshin arsyet e asaj tragjedie, gabim njerëzor- si besohet- apo veprim i qëllimshëm, ne kuptojmë se sa lehtë mund të kërcënohet jeta e qytetarit, popullit a shtetit të vogël apo të madh qoftë. Ngushëllime për familjet e viktimave dhe shpresë për rimëkëmbjen e shpejtë nga pasojat për popullin e talentuar libanez, në një pjesë shumë delikate të botës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat