Vdes anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës

Aktuale

Vdes anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 11:48
Foto ilustrim

Ka vdekur ish-anëtari i kryesisë së degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Junik, Xhavit Maka.

Maka ishte aktivist i dalluar dhe ish i burgosur politik.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë anëtari i LDK-së, Ruzhdi Shehu, i cili përmes një postimi në Facebook tha se vdekja e tij është një humbje jashtëzakonisht e rëndë për familjen, miqtë, shoqërinë dhe mbarë Junikun.

“Me hidhërim të thellë morra lajmin tronditës të ndarjes nga jeta të shokut, ish-anëtarit të kryesisë së degës së LDK-së në Junik, aktivistit të dalluar dhe ish të burgosurit politik Xhavit Maka”, ka shkruar Shehu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat