Thaçi kujton doktorin e UÇK-së: Shala u kidnapua nga strukturat e sigurisë serbe në prill 1998

Aktuale

Thaçi kujton doktorin e UÇK-së: Shala u kidnapua nga strukturat e sigurisë serbe në prill 1998

Nga: E.B Më: 5 gusht 2020 Në ora: 13:28
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kujtuar sot doktorin e UÇK-së, Hafir Shala.

Thaçi ka thënë se Shala është i munguar qe 22 vjet dhe që tërë kapacitetin intelektual dhe shpirtin humanitar, dr. Hafir Shala e vuri në shërbim të popullit, si mjek, në periudhën kur shëndetësia e Kosovës u largua nga institucionet. Gjithashtu, ka thënë se Hafir Shala u kidnapua nga strukturat e sigurisë serbe në prill 1998, në rrugë e sipër për të siguruar barnat e domosdoshme për ushtarët e plagosur, , shkruan “Bota Sot”.

Presidenti ka thënë se keq ende nuk dihet për fatin e mjekut, ish të burgosurit politik të viteve tetëdhjetë të shekullit që shkoi.

Postimi i plotë:

#Njerëztëpaharrueshëm

Doktori i orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, HAFIR SHALA është i munguar që 22 vjet.

Tërë kapacitetin intelektual dhe shpirtin humanitar, dr. Hafir Shala e vuri në shërbim të popullit, si mjek, në periudhën kur shëndetësia e Kosovës u largua nga institucionet.

Me daljen publike të UÇK-së, dr. Hafir Shala me guxim qytetar dhe përgjegjësi atdhetare ishte aty ku duhej, pranë luftëtarëve të lirisë, duke i shëruar dhe inkurajuar.

Duke qenë në krye të misionit të tij profesional dhe patriotik, dr. Hafir Shala u kidnapua nga strukturat e sigurisë serbe në prill 1998, në rrugë e sipër për të siguruar barnat e domosdoshme për ushtarët e plagosur.

Për fat të keq ende nuk dihet për fatin e mjekut, ish të burgosurit politik të viteve tetëdhjetë të shekullit që shkoi.

Mungesa e dr. Hafir Shalës është plagë e thellë për familjen e tij dhe shoqërinë tonë, ashtu si mungesa e shumë personave të zhdukur nga shërbimi sekret serb dhe segmente tjera të policisë dhe ushtrisë serbe.

Liria dhe pavarësia e Kosovës qëndron mbi gjakun e shumë dëshmorëve, martirëve dhe qytetarëve tanë.

Emri i doktor Hafir Shalës hyn në radhën e emrave që i bëjnë nder të veçantë kategorisë së të burgosurve politikë dhe mantelbardhëve që u angazhuan në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat