Paralajmërohen vërshime nga të reshurat e shiut, reagon Hoti

Aktuale

Paralajmërohen vërshime nga të reshurat e shiut, reagon Hoti

Nga: E.B Më: 5 gusht 2020 Në ora: 13:55
Foto ilustrim

Kryeministri Hoti, ka paralajmëruar vërshime nga të reshurat e shiut.

Hoti ka thënë se sipas Institutit Hidrometeorologjik, mund të priten vërshime nga të reshurat e shumta. Kyreministri ka shtuar se Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave së bashku me FSK-në do të jenë në gatishmëri për të intervenuar sipas nevojave që paraqiten nga komunat dhe gjithashtu kanë lajmëruar kryetarët e Komunave se ministrat Veliu dhe Quni tanimë janë angazhuar, shkruan “Bota Sot”.

Postimi i plotë:

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, mund të priten vërshime nga të reshurat e shumta. Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave së bashku me FSK-në do të jenë në gatishmëri për të intervenuar sipas nevojave që paraqiten nga komunat. Sapo i njoftuam Kryetarët e Komunave se dy ministrat, Veliu dhe Quni, janë angazhuar tanimë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat