Limaj bashkëndjenë dhimbjen me qytetarët e Beirutit

Aktuale

Limaj bashkëndjenë dhimbjen me qytetarët e Beirutit

Nga: E.B Më: 5 gusht 2020 Në ora: 14:09
Foto nga shpërthimi

Kreu i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka shkruar për tragjedinë që ka ndodhur nga një shpërthim i fuqishëm në Beirut. Limaj ka thënë se në këto momente aspak të lehta për popullin libanez, qëndronë krah tyre dhe lutet që të mos ketë viktima të tjera, ndërsa të lënduarve ju uron shërim të shpejtë, shkruan “Bota Sot”.

Postimi i plotë:

Bashkëndjejmë dhimbjen me qytetarët e Beirutit të cilët u goditën nga një shpërthim i fuqishëm, ku humbën jetën dhjetëra njerëz e mijëra të tjerë u lënduan. Në këto momente aspak të lehta për popullin libanez, qëndrojmë krah tyre dhe lutemi që të mos ketë viktima të tjera, ndërsa të lënduarve ju uroj shërim të shpejtë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat