Të reshurat e shiut dëmtojnë punën e bujqve, reagon Thaçi

Aktuale

Të reshurat e shiut dëmtojnë punën e bujqve, reagon Thaçi

Nga: D.B. Më: 5 gusht 2020 Në ora: 16:29
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka shprehur keqardhje dhe dhimbje për punën e bujqve të dëmtuar nga të reshurat e shiut.

Thaçi ka thënë se edhe përkundër mundit e djersës së bujqve rrebeshi i shiut ua shkatërroi mbijetesën biznesore.

“Kosova duhet të bëjë më shumë për bujqit dhe bujqësinë. Duhet të bëjë më shumë për njerëzit tanë të vyeshëm dhe për këtë sektor jetik për ekonominë tonë”.

Postimi i plotë:

Shumë e dhimbshme të shohësh sa është dëmtuar puna e bujqve tanë, djersa dhe mundi i tyre, dje dhe sot, pas breshrit dhe rrebesheve të shiut në vendin tonë. Nuk është aspak e lehtë të merresh me bujqësi, veçanërisht pasi rreziku nga fatkeqësitë natyrore i kanoset gjithnjë sektorit. Një dëm sezonal, bujqve tanë shpeshherë ua bënë të pamundur mbijetesën biznesore apo edhe punimin e tokës së tyre në sezonin e ardhshëm. Prandaj, Kosova duhet të bëjë më shumë për bujqit dhe bujqësinë. Duhet të bëjë më shumë për njerëzit tanë të vyeshëm dhe për këtë sektor jetik për ekonominë tonë.

Image
Frutet e demtuar nga të reshurat

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat