​Ambasadori Rohde premton mbështetje për projektet në fuqizimin e sundimit të ligjit

Aktuale

​Ambasadori Rohde premton mbështetje për projektet në fuqizimin e sundimit të ligjit

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 17:37
Foto nga takimi

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka pritur sot në një takim ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, të cilin e ka informuar në lidhje me implementimin e reformave në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe projektet e planifikuara për realizim me qëllim të fuqizimit të shtetit të së drejtës.

Selimi ritheksoi rëndësinë që ka bashkëpunimi me shtetin dhe Ambasadën gjermane, e cila përmes përkrahjes dhe asistencës së ofruar ndër vite, ka bërë të mundur që standardet e sistemit të ri të drejtësisë në Kosovë të përafrohen me kriteret e Bashkimit Evropian.

Ndërsa, ambasadori Rohde ka theksuar se edhe gjatë mandatit të tij do të vazhdojë të mbështesë projektet, të cilat kontribuojnë në fuqizimin e sundimit të ligjit.

Në fund të takimit, të dyja palët theksuan rëndësinë̈ e intensifikimit të marrëdhënieve të mira si vazhdimësi e raporteve të shkëlqyera mes Kosovës dhe Gjermanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat