Isa Mustafa nuk e përjashtoi prishjen e koalicionit me AAK-në, vjen reagimi nga partia e Haradinajt - Bota Sot
Isa Mustafa nuk e përjashtoi prishjen e koalicionit me AAK-në, vjen reagimi nga partia e Haradinajt

Aktuale

Isa Mustafa nuk e përjashtoi prishjen e koalicionit me AAK-në, vjen reagimi nga partia e Haradinajt

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 18:27
Foto nga arkivi

Selim Selimi i AAK’së në Frontal të T7 thotë se kanë pasur disa probleme brenda koalicionit qeverisës, që kanë nisur nga vizita e kryeministrit Avdullah Hoti në Bruksel, ku u takuar me Presidentin serb, Aleksander Vuçiq.

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, kishte udhëtuar me Hotin në Bruksel, por nuk ishte pjesëmarrës në takim, pasi sipas tij, kryeministri zgjodhi që përballë Vuciqit të dalë me shefen e kabinetit të tij, Ardita Dushin.

“Ne duhet të jemi në dialog. Për cështje ekzkutive e kam shef Hotin, por jam i emëruar i Haradinajt për ta informuar për rrjedhjen e dialogut. Mosprezenca më privon nga informatat për dialogun”, ka thënë ai.

“Me të shkuar atje, ne punuam në pozicionet që ne i kemi. Në bazë të BE’së, takimi ka qenë 1+1. Termet e pjesëmarrjes në dialog i përcakton pala. Vuçiq e ka marrë një person që ka qenë i angazhuar në minimin e ekzistencës tonë. Nga ana jonë, edhe unë edhe përfaqësuesja e Nismës është dashur të jemi aty”, është shprehur Selimi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat