KFOR-it i shkon një kërkesë urgjente nga QKUK-ja, reagojnë menjëherë

Aktuale

KFOR-it i shkon një kërkesë urgjente nga QKUK-ja, reagojnë menjëherë

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 18:57
KFOR-it i shkon një kërkesë urgjente nga QKUK-ja, reagojnë menjëherë

Qendra Klinike Universitare e Kosovës duket se është përballur me mungesë të madhe të një ilaçi kundër helmimit nga gjarpinjtë.

Një gjë të tillë e ka bërë publike KFOR-i, përmes llogarisë zyrtare në Twitter, duke thënë se kanë dhuruar për QKUK-në nga rezervat e tyre këtë lloj ilaçi, pasi një gjë e tillë ishte kërkuar urgjentisht nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

“KFOR-i ka reaguar pas një kërkese urgjente të Qendrës Klinike Universitare e Kosovës duke dhuruara pjesë të rezervave të saj të anti-trupave kundër helmimit”, thuhet në njoftim.

Në fotografinë e publikuar shihet që ilaçi i dhuruar emërohet si “Vievkin”. Sipas përshkrimeve që ndodhen në internet për këtë lloj të anti-trupave, “Vievkin” përdoret kur dikush kafshohet nga gjarpri i llojit nepërka.

Tutje në këtë njoftim thuhet se misioni i NATO-së në Kosovë është duke ofruar edhe mbështetje në luftën kundër pandemisë COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat