Tribunali Special bën burgjet gati, flet ministri i Drejtësisë

Aktuale

Tribunali Special bën burgjet gati, flet ministri i Drejtësisë

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 18:58
Selim Selimi

Ministri i drejtësisë Selim Selimi, ka thënë se shteti i Kosovës ka marrë obligim të ofroj ndihmë për të akuzuarit potencialë në Gjykatën Speciale.

Ai ka thënë se janë 12 vizita në vit për familjarët e të akuzuarve potencial e të cilat shteti i Kosovës i ndihmon financiarisht.

Selimi ka thënë se nuk kanë ende ndonjë kërkesë për burgjet të cilat është raportuar se po bëhen gati për të akuzuarit nga Specialja.

“Mund të ketë kërkesa të kësaj natyre, sepse më herët ka pasur kërkesa të dokumenteve, rregulloreve mes Ministrisë së drejtësisë dhe Gjykatës Speciale”, ka thënë ai.

Ai po ashtu në këtë intervistë ka folur edhe për Nezir Mehmetajn, kosovarin i cili po mbahet në burgjet e Serbisë

Ai e ka quajtur  të pa pranueshme mos përfshirjen e BE-së në këtë rast.

“Është frustruese qysh BE-ja nuk po e respekton marrëveshjen qe e kemi mes Serbisë dhe Kosovës sepse ne përmes BE-së komunikojmë me ta. Unë e kam bërë një kërkesë por ende nuk kemi një përgjigje”, ka thënë Selimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat