Thaçi bën thirrje për kujdes rreth koronavirusit

Aktuale

Thaçi bën thirrje për kujdes rreth koronavirusit

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 19:38
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë thirrje për respektim të masave në luftën kundër Covid-19 të rekomanduara nga IKSHPK dhe institucionet.

“Ndryshimi i mënyrës së jetesës dhe mbajtja e distancës fizike nga njerëzit e dashur, nga familja dhe shoqëria, nga vendet e punës, me masat e ndërmarra parandaluese, nuk ka qenë i lehtë për asnjë prej nesh. Kjo është kohë e rëndë për të gjithë!”, ka shkruar ai në Facebook.

“Por, sot është tejet e rëndësishme që të tregohemi të durueshëm dhe të përgjegjshëm, duke i respektuar të gjitha masat dhe rekomandimet që vijnë nga IKSHPK, OBSH dhe institucionet përgjegjëse.”

“Sot, qytetari e përgjegjshme është ajo që njëri-tjetrit t’ia shprehim edhe dashurinë e respektin nga largësia. Sot, patriotizëm është që t’i ruajmë heronjtë tanë, gjithë personelin mjekësor që është në vijën e parë të frontit, duke e luftuar këtë pandemi. Sa më të kujdesshëm që tregohemi tani, aq më shpejtë do të mund t’i rikthehemi normalitetit. Kujdesuni për veten dhe të tjerët!”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat