Ish ushtari i UÇK-së i prekur me Covid publikon pamjet e rënda, ja fjalët prekëse të Komandant “Bjeshkës”

Aktuale

Ish ushtari i UÇK-së i prekur me Covid publikon pamjet e rënda, ja fjalët prekëse të Komandant “Bjeshkës”

Nga: P.R Më: 5 gusht 2020 Në ora: 19:43
Zekri Agushi

Zekri Agushi, ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në faqen e tij në facebook ka publikuar një video përmes të cilës ka treguar se është infektuar me COVID-19.

“Jam i infektuar me COVID-19. Kam temperaturë shumë të madhe. Te dikush ka simpotma shumë të rënda, te dikush më të lehta. Më ka humbur fuqi e çka kam. Jam rrëzuar në banjo dhe më ka humbur vetëdija. E pesta ditë dhe flaka më doli. Jam invalidë i luftës dhe krahun e kam humbur në luftë. Kërkoj prej jush veç lutuni për mu të madhit Zot”, ka shkruar Agushi.

E kjo video e ka prekur edhe bashkëluftëtarin e tij në Koshare, Komandant Fadil Hadërgjonajn, i njohur si “Bjeshka”.

“Uroj dhe besoj se me ndihmën e zotit dhe mjekëve, ti Zekri Agushi i Rrasës së Koshares do ta kalosh edhe këtë sfidë me sukses. Ti nuk u dorëzove asnjëhere para shumë rreziqeve për jetën, në përballje të drejtëpërdrejtë dhe në distanca metrash me armikun, nuk u “lige” as kur humbe krahun nga bambardimi...! Të gjithë, familjarët, bashkëluftëtarët, invalidë, veteranë të UÇK-së, institucione e shoqata, miq të shumtë... jemi me ty dhe të gjithë sëbashku lutemi dhe urojmë shërim të shpejt e të plotë..!”, ka shkruar Hadërgjonaj, përcjellë “Bota Sot”.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat