Ismaili: S’ka term më të rëndë se hajn, se Zemajn e kisha quajtur edhe më rëndë

Aktuale

Ismaili: S’ka term më të rëndë se hajn, se Zemajn e kisha quajtur edhe më rëndë

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 22:03
Uran Ismaili

Ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, e ka quajtur hajn ministrin aktual, Armend Zemaj, pasi ky i fundit mori një vendim për shfuqizimin e vendimit administrativ për rregullimin e çmimit të barnave, e pastaj e anuloi atë vendim.

“S’ka term më të rëndë se hajn, se e kisha quajtur edhe më rëndë se hajn”, ka deklaruar Ismaili, nga Partia Demokratike e Kosovës.

“Kushdo që në formë të vetëdijshme apo pavetëdije, kthen një ambient të tillë (kriminal), është një rrezik për gjithë ne”, ka thënë ai.

‘’Vendimi i  Zemajt, shokues. I çuditshëm, por edhe i rrezikshëm. Ka pasur mundësi të kriminalizohet mënyra e blerjes së barnave”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat