​Viti i ri shkollor, Likaj: Duhet të jemi të përgatitur për të gjitha opsionet - Bota Sot
​Viti i ri shkollor, Likaj: Duhet të jemi të përgatitur për të gjitha opsionet

Aktuale

​Viti i ri shkollor, Likaj: Duhet të jemi të përgatitur për të gjitha opsionet

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 22:48
Ramë Likaj

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Arsimit, Ramë Likaj ka folur rreth planeve të ministrisë lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor, në kohën kur vendi po përballet me pandeminë koronavirus.

Procesi mësimor në shkollat e Kosovës kishte kaluar në sistemin online që nga muaji mars kur ishin paraqitur rastet e para me COVID-19.

Ndërkohë që ka mbetur më pak se një muaj deri te fillimi i vitit të ri shkollor, ministri Likaj ka zbardhur planet lidhur me mënyrat se si do të organizohet procesi mësimor.

“Jemi duke u përgatitur për fillimin e mësimit në situatë normale. Ne jemi duke punuar në këtë drejtim dhe së shpejti do të dalim me vendim. Duhet të jemi të përgatitur për të gjitha opsionet”, ka thënë Likaj në emisionin Pressing në T7 .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat