Ambasadori Cufaj: 911 shqiptarë të Kosovës që jetojnë në Gjermani janë të infektuar me COVID-19 - Bota Sot
Ambasadori Cufaj: 911 shqiptarë të Kosovës që jetojnë në Gjermani janë të infektuar me COVID-19

Aktuale

Ambasadori Cufaj: 911 shqiptarë të Kosovës që jetojnë në Gjermani janë të infektuar me COVID-19

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 23:41
Beqë Cufaj

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, ka thënë se janë infektuar me COVID-19  911 kosovarë që jetojnë në Gjermani.

Cufaj ka thënë në Klan Kosova se bashkëatdhetarët pas kthimit nga Kosova duhet që patjetër që të testohet për koronsvirus.

“Gjendja është pak a shumë që ngjet në Kosovë reflekton edhe këtu. Dje kemi komtuar numruat realë nga Instituti Kombëtar Robert Kochmann 606. Por, ky numër nuk është real sepse nese i shtojmë edhe 300 që janë shtuar edhe para 305 javëve atëhere numri shkon në 911”.

“Në disa krahina pushimet kanë nisur para dy-tre dite, teksa shkollat tani veçse kanë filluar në Baden-Ëuttenberg, Nordheim Ëestfallen. Procesi i bashkardhetarëve që do të kthehen do të jetë deri në shtator. Unë apeloj tek ata që të kur të kthehen të kryejnë obligimet e tyre. Testimet ata mund ti kryejnë kur të kthehen në aeroporte, kufij, autostrada edhe tek komunat e tyre ku jetojnë”.

Diplomati kosovar theksoi se moskryerja e obligimeve mund të sjell pasoja për shëndetin e bashkatdhetarëve që jetojnë dhe punojnë në Gjermani.

Përveç kësaj autoritetet gjermane parashihet që të aplikojnë dënime të larta për ata që nuk i kryejnë testimet.

“Shmangia nga testimet do të kishte konsekuenca edhe për shëndetin e tyre edhe të familjes. Por, mostestimi do të kishte edhe pasoja, sepse dënimet e autoriteteve janë drakonike. Testet janë obligative për shtetasit gjermanë, në këtë javë do të behët edhe masë ligjore”.

“Jo deri tek mbyllja e kufijve nuk do të vije, sepse ne nuk jemi ishull në Evropë. Normalisht Kosova qëndron keq, Evropa qëndron keq. Vet fakti që burra dhe gratë më të fuqishme mbajnë maskë shihet se sa i rrezikshëm është virusi”.

“Ne jemi në kontakt për temat interesante me autoritetet gjermane edhe Ambasada e Kosovës por edhe Ministria e Jashtme”.

Ai shtoi se Kosova ka një komunitet të madh që vepron në shtetin gjerman, duke ndihmuar shumë vendin e tyre edhe gjatë pandemisë.

“Janë 400 mijë kosovarë që jetojnë në Gjermani. Ata janë shumë të lidhur me vendin e tyre. Gjatë pandemisë ata kanë dërguar para edhe më shumë. Detyra jonë është që ne ti dalim në ndihmë atyre që të vijnë në Kosovë duke i respektuar masat dhe të kthehen”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat