Komandanti i FSK-së thotë se 10 ushtarë janë të prekur me Covid-19

Aktuale

Komandanti i FSK-së thotë se 10 ushtarë janë të prekur me Covid-19

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 00:04
FSK

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtnant Rrahman Rama, ka theksuar se aktualisht brenda kësaj force janë të infektuar 10 ushtarë.

Aktualisht FSK numëron 2800 ushtarë dhe ushtare aktive që janë në shërbim, ndërsa Rama ka njoftuar se shumë shpejtë do të fillojë kampanja  për rekrutimin e 400 ushtarëve të tjerë.

“Janë 2 mijë e 800 ushtarë e ushtare aktive, ndërsa që nga e hëna e ardhshme do të fillojë kampanja për rekrutimin e ushtarëve e ushtareve të reja, e që në vitin e ardhshëm do të na bashkohen edhe 400 pjesëtar të rinj”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat