Paralajmëron deputeti: Unë do të votoj për zhbërje të Gjykatës Speciale - Bota Sot
Paralajmëron deputeti: Unë do të votoj për zhbërje të Gjykatës Speciale

Aktuale

Paralajmëron deputeti: Unë do të votoj për zhbërje të Gjykatës Speciale

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 00:33
Gjykata Speciale

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haxhi Shala, ka thënë se do të votonte për zhbërjen e Gjykatës Speciale.

“Unë votoj për ta zhbërë”, ka deklaruar ai në emisionin “DPT Te Fidani”.

“Atëherë s’kam votuar për ta bërë”, ka thënë ai, duke kujtuar votimin në Kuvend vite më parë.

Shala ka thënë se nëse Kosova do të pësonte nga zhbërja e mundshme e Speciales, përgjegjësinë do të duhej ta merrnin ata që e votuan atë.

“Nëse ka dëm nga zhbërja, faji bie mbi ata që e kanë votuar”, është shprehur ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat