Mbi 9 mijë raste të konfirmuara me koronavirus në Kosovë - Bota Sot
Mbi 9 mijë raste të konfirmuara me koronavirus në Kosovë

Aktuale

Mbi 9 mijë raste të konfirmuara me koronavirus në Kosovë

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 07:50
Foto ilustrim

Deri më sot në Kosovë janë konfirmuar 9 mijë e 492 raste me koronavirus.

Ndërkaq janë shënuar 284 viktima si pasojë e COVID-19. Kështu ka bërë të ditur Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

“Numri total i rasteve pozitive është 9.492 raste nga 38.803 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 284 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Ndërkaq dje janë regjistruar regjistruar edhe 218 raste të reja nga 461 persona të testuar si të dyshuar.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.346 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.862.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat