Kryetari i komunës së Shtimes: Shpresoja që Afrimi do ta përballonte sfidën me koronavirus, iku i ri

Aktuale

Kryetari i komunës së Shtimes: Shpresoja që Afrimi do ta përballonte sfidën me koronavirus, iku i ri

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 08:15
Naim Ismajli

Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli ka ngushëlluar familjen e Afrim Tafës, zyrtar në këtë komunë, i cili vdiq sonte si pasojë e infektimit me koronavirus.

Ismajli është shprehur se këto ditë vazhdimisht ka pasur kontakte përmes telefonit me personelin mjekësor dhe me familjarët e viktimës, ndërsa shton se shpresonte që ai do ta përballonte këtë sfidë

“Këto ditë që vazhdimisht kisha kontakte përmes telefonit me personelin mjekësor dhe familjarët e tij, shpresoja që Afrim Djali si e quaja unë do ta përballonte këtë sfidë, por ja që Afrimi nuk ia doli dhe na mërziti shumë, sepse si i ri që ishte, dhe një djalë me shumë urtësi e energji për jetën i duhej akoma familjes, shoqërisë dhe vendit. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës. Ngushëllime familjes Tafa”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat