Haradinaj tregon a ka frikë nga koronavirusi, zbulon nëse ka të infektuar në familjen e tij

Aktuale

Haradinaj tregon a ka frikë nga koronavirusi, zbulon nëse ka të infektuar në familjen e tij

Nga: M.H Më: 6 gusht 2020 Në ora: 09:00
Ramush Haradinaj

Mëngjesin e sotëm mysafir në një emison mëngjesi ishte kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili tregoi se si po kalon këto ditë pandemie.

I pyetur se a i frikësohet virusit COVID-19, Haradinaj u shpreh që frikësohet për shkak të nënës së tij pasiqë takohet çdo mëngjes me të, shkruan “Bota sot”.

Haradinaj gjithashtu tregoi që në familjen e tij nuk ka të infektuar mirëpo që kjo nuk do të thotë që nuk do të ketë mirëpo thekson se duhet të ketë kujdes sa më të lartë në mbajtjen e maskës dhe pastërtis gjithashtu.

“Unë personalisht frikësohem për nanën sepse kafen e mëngjesit e pi gjithmonë me të dhe kështu pas çdo kontaki me njerëz të tjerë unë pastroj duart dhe dezinfektohem. Gjithashtu mbaj distancën dhe maskën për siguri. Në familjen timë nuk kemi të infektuar mirëpo nuk do të thotë që nuk do të ketë”, përfundoi Haradinaj./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat