Haradinaj: Kjo ishte arsyeja pse përkrahëm krijimin e Qeverisë Hoti  

Aktuale

Haradinaj: Kjo ishte arsyeja pse përkrahëm krijimin e Qeverisë Hoti  

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 09:23
Ramush Haradinaj

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se arsyeja se pse ai dhe AAK-ja s’kanë hezituar që të përkrahin krijimin e qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti, ka qenë pasi pas ramjes së Qeverisë Kurti, vendi ishte pa qeverisje e në kohë pandemie do të ishte e pamundur të propozohen ligje në situatë të tillë.

“Kjo është arsyeja pse ne s’kemi hezitu fare, dhe arsyeja pse s’kam marrë asnjë punë konkrete, pra unë aktualisht jam pa punë, jam lider partie por s’kam angazhim të rregullt. Arsyeja ka qenë mos mi humb kohë Kosovës, që të gjitha vendimet që duhet ndërmarrë jo vetëm me pandemi, por edhe për pasojat që po shkaktohen nga pandemia, që po shkaktohen në ekonomi e gjithku. Për me mujt me kalu për mua ka qenë e rëndësishme të ketë një qeveri dhe kjo qeverisje të ketë për synim kthimin e normalitetit”, tha Haradinaj në Dukagjin.

Ai njëashtu tha se deri diku ka sukses sa i përket përballimit të situatës pandemike.

“Deri diku po them se ka suksese, s’po them se është gjendja e mirë, por ka qenë e rëndësishme votimi i Buxhetit, por e rëndësishme është edhe të dekretohet Pakoja Emergjente. Është rrezik me besu që vetëm duke e paralizu jetën e duke u izolu do të shpëtojmë nga virusi, sepse është mirë me u interesu qysh po e kalojnë vendet tjera. S’jam pro shtrëngimit të masave, jam pro kujdesit personal, por jam për lirim të mëtejmë të ekonomisë, jetës në përgjithësi.E shoh ministrin Zemaj se është në kohë të vështirë, është kohë e vështirë edhe për udhëheqjen e Hotit e duan me çdo kusht me mbajt gjendjen nën kontroll, por duhet krijuar ekipe të ekspertëve ekonomik për t’u marrë me këto çështje”, shtoi ai./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat