Haradinaj flet për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi

Aktuale

Haradinaj flet për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 09:28
Foto Ilustrim

 

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ndërsa ka folur për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi, ka thënë se Kosova kurrë s’ka me mundur me qit gurin në Kuqishtë.

Ai ka thënë se Mali i Zi është i gatshëm të bisedojë për këtë temë, por se momentalisht nuk është momenti pasi ky shtet së shpejti do të mabjë zgjedhjet.

“Punoj me u përmbyll dhe ka me u përmbyll me ndihmën e të gjithëve, sepse banorët nuk lejojnë që kufiri me mbet në Savindovod dhe as unë nuk lejoi”, ka thënë Haradinaj sot në TV Dukagjini.

Kujtojmë se për korrigjimin e këtij kufiri janë mbajtur disa protesta, ku Haradinaj ishte më i zëshmi duke thënë se kufiri është në Çakorr.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat