Milioneri Haradinaj ankohet : Jam i papunë, se kam një vend pune

Aktuale

Milioneri Haradinaj ankohet : Jam i papunë, se kam një vend pune

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 10:11
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj po ankohet se ka mbetur pa punë.

Për Haradinajn të jesh kryetar partie nuk është një vend pune, mirëpo i bie të jesh i angazhuar dhe i papunë.

“Unë sot jam i papunë, personalisht nuk jam as deputetet, jam kryetar partie, kam angazhim por se kam një vend pune”, tha Haradinaj.

Haradinaj këto komente i bëri në RTV Dukagjini teksa arsyetoi përfshirjen e partisë në koalicion me LDK’në për formimin e Qeverisë Hoti.

Kreu i AAK’së thotë se hyn në koalicion për të shpëtuar Kosovën e cila u gjet në një kohë të vështirë përballë pandemisë, e cila po rrezikon seriozisht ekonominë e vendit dhe njerëzit e vendit.

Ai tha po ashtu se si gjithë njerëzit edhe ai frikësohet nga virusi COVID-19, sipas tij nuk duhet bllokuar e gjithë jetesa, por që njerëzit duke pasur kujdes vazhdojnë edhe jetën.

Ish-kryeministri tha se është absurde të mos lejohet qarkullimi pas orës 22:30, pasi njerëzit automatikisht po detyrohen të mblidhen më tepër para kësaj ore dhe është pro-mbajtjes së dasmave në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat