Kjo është vlera marramendëse e 5 pronave të Xhavit Halitit - Bota Sot
Kjo është vlera marramendëse e 5 pronave të Xhavit Halitit

Aktuale

Kjo është vlera marramendëse e 5 pronave të Xhavit Halitit

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 10:44
Xhavit Haliti

Mbi 1.2 milionë euro është vlera e pasurisë së paluajtshme së ish-nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti.

Halili me këtë vlerë në Agjencinë Kundër Korrupsion,  ka të deklaruar një tokë pyjore, një tokë bujqësore, 2 shtëpi familjare dhe një banesë me podrum.

Përveç pasurisë së paluajtshme, Haliti ka të deklaruara edhe 1 veturë me vlerë 5 mijë euro, dhe stoli ari me vlerë 25 mijë euro.

Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, ka para të deklaruara edhe në banka. Ato kapin shifrën mbi 150 mijë euro.

Ndërsa ai ka deklaruar edhe të hyrat e tij. Pagë vjetore nga Kuvendi i Kosovës ai ka marrë 29 mijë e 240 euro si dhe mëditje vjetore prej 4 mijë e 240 euro.

Image
Image
Image
Image

 

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat