Kjo është pasuria milionëshe e Arban Abrashit

Aktuale

Kjo është pasuria milionëshe e Arban Abrashit

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 11:25
Arban Abrashi

ka deklaruar 1 milion e 110 mijë (1,110,000) euro pasuri të paluajtshme në deklarimin e pasurisë për vitin 2019 në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK).

Në pasurinë e paluajtshme që ka deklaruar Abrashi, përfshihen një shtëpi, tri banesa dhe mbi 30 ari tokë. Deputeti i LDK-së ka deklaruar edhe 75,504 euro para të gatshme në banka.

Ndërkaq, Abrashi ka deklaruar edhe një veturë në vlerë prej 4 mijë e 500 eurove dhe 1 mijë euro ka deklaruar kapital mbi aksionet që ka në kompaninë “Laris Group Sh.P.K”.

Totali i pasurisë së deklaruar të Arban Abrashit vlen 1 milion e 190 mijë e 004 euro.

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat