Rohde: Kosova është futur në agjendën e Gjermanisë përgjatë presidencës në BE - Bota Sot
Rohde: Kosova është futur në agjendën e Gjermanisë përgjatë presidencës në BE

Aktuale

Rohde: Kosova është futur në agjendën e Gjermanisë përgjatë presidencës në BE

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 11:26
Jorn Rohde

Ambasadori i ri i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, iu është drejtuar qytetarëve të Kosovës përmes një videomesazhi në të cilin fillimisht tregon se është i impresionuar me ndryshimin që ka pësuar Kosova që nga viti 2001.

Megjithatë ai thotë e pavarësisht këtij përparimi, në rrugën përpara ndodhen shumë sfida, dhe potencon se Gjermania në këtë rrugë do të jetë përkrah Kosovës.

Rohde ka konfirmuar se tashmë rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe Kosova janë në agjendën e Gjermanisë përgjatë kohës sa ky shtet do të udhëheq me presidencën e Bashkimit Evropian.

“Ballkani Perëndimor, përfshirë Kosovën, janë në listën tonë gjatë presidencës së Këshillit të BE’së. Dialogu për normalizimin e raporteve me Serbinë është prioritet i rëndësishëm”, ka thënë Rohde.

Më tej ai ka përmendur edhe pritjet e Gjermanisë që Kosova të përparojë edhe më tej në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe në sundimin e ligjit, kushte këto që janë themelore në procesin e liberalizimit të vizave.

Në fund, Rohde ka thënë se situata me pandeminë në Kosovë nuk është e mirë dhe se Qeveria e Kuvendi duhet të fokusohen në luftën kundër COVID-19.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat