Vlera e dhuratave të Daut Haradinajt arrinë shumën rreth 18 mijë euro

Aktuale

Vlera e dhuratave të Daut Haradinajt arrinë shumën rreth 18 mijë euro

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 11:38
Daut Haradinaj

Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar raportet e deklarimit të pasurisë për vitin 2020 për zyrtarët publikë.

Në këto deklarime, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK), Daut Haradinaj, ka deklaruar se ka pranuar disa dhurata  të ndryshme shuma e të cilave arrinë deri në 18 mijë euro.

Ai ka thënë se posedon dy shtëpi banimi, dy vetura dhe 53,677.61 euro para të gatshme në bankë.

Haradinaj, ka deklaruar dhe dhurata të cilat i ka pranuar shuma e  të cilave arrin deri në 18 mijë euro.

Ndërsa si deputet i AAK-së në Kuvendin e Kosovës, nga buxheti i shtetit Haradinaj për një  vit merr 13,756.02 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat