Thaçi jep lajmin e mirë për pagesat ndaj qytetarëve

Aktuale

Thaçi jep lajmin e mirë për pagesat ndaj qytetarëve

Nga: M.H Më: 6 gusht 2020 Në ora: 13:43
Thaçi

Presidenti i vendit Hashim Thaçi përmes një shkrimi në facebok ka njoftuar qytetarët e vendit që ka dekretuar ligjin për buxhet dhe plotësim të ndryshimit të tij.

Thaçi tregoi që bëri dekretemin e menjëhershëm pas pranimit gjatë ditës së djeshme dhe për tu ekzekutuar sa më shpejt pagesat për qytetarët, transmeton “Bota sot”.

Në fund presidenti uron që të kaloj sa më lehtë kjo kohë pandemie.

Postimi i plotë

Sapo dekretova Ligjin për Buxhetin dhe plotësim/ndryshimet e tij, të cilin e kam pranuar dje pasdite. E bëra dekretimin e menjëhershëm që sa më parë të ekzekutohen pagesat për qytetarët tanë dhe të zbuten pasojat e pandemisë. Jam i vetëdijshëm për shqetësimet e ngritura nga përfaqësues të sektorëve të ndryshëm, por hyrja në fuqi e këtij ligji është domosdoshmëri urgjente për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve. Ekzekutivi i vendit jam i bindur se do të gjejë hapësirë dhe mundësi për t’i trajtuar të gjitha shqetësimet e ngritura nga përfaqësuesit sektorialë. Por, prioritet dhe qëllim i përbashkët i të gjithë neve është lehtësimi i pasojave të pandemisë dhe menaxhimi sa më i mirë i kësaj situate. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat