Nisma tregon a do ta përkrahë mocionin e mosbesimit të Vetëvendosjes

Aktuale

Nisma tregon a do ta përkrahë mocionin e mosbesimit të Vetëvendosjes

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 14:46
Fatmir Limaj

Nisma Social Demokrate e Kosovës, e cila është pjesë e koalicionit qeverisës, ka reaguar pasi Vetëvendosje ka njoftuar se ka iniciuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Hoti.

Endrit Shala anëtarë i kryesisë së Nismës, ka thënë për se ata nuk e përkrahin këtë mocion.Shala i cili ka qenë ministër dhe deputetë e ka vlerësuar se është e drejtë e Vetëvendosjes që të nisë procedura të tilla.

“Ata kanë të drejtë të bëjnë një gjë të tillë, por që Nisma nuk e përkrahë mocionin e Vetëvendosjes”, është shprehur Shala.

Ndryshe të mërkurën, Jakup Krasniqi që është Kryetar i Këshillit Kombëtarë të Nismës, ka shprehur pa kënaqësitë e tij lidhur me mënyrën se si po e drejton kryeministri Hoti dialogun, duke përmendur edhe mundësinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Vetëvendosje të enjten përmes një konference për media ka njoftuar se ka iniciuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Hoti.

Ndërsa, PDK ka bërë të ditur se janë njoftuar nga VV për këtë iniciativë, por që vendimi do të shqyrtohet nga kryesia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat