Zogaj: Mocioni i VV-së mund të ketë sukses nëse e përkrah kjo parti

Aktuale

Zogaj: Mocioni i VV-së mund të ketë sukses nëse e përkrah kjo parti

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 17:30
Petrit Zogaj

Analisti politik, Petrit Zogaj, ka thënë se iniciativa e Lëvizjes Vetëvendosje për mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e mocionit për rrëzim të Qeverisë do të bëjë që ata pavarësisht rezultatit të jenë nëpër ballinat mediale.

“Megjithëse nuk shoh befasi, inicimi i mocionit del të jetë problematik për vet kritikën që LV i kishte bërë LDK-së për “rrëzimin e qeverisë në kohë pandemie.” Pra, kjo iniciativë, i përmbys të gjitha kritikat që vet LV ka bërë gjatë kësaj kohe ndaj LDK-së për mocionin e saj”, ka thënë Zogaj.

“E dyta, në kuptimin e përmasave të pandemisë, sot në Kosovë ka shumë më shumë raste seç kishte në mars të këtij viti. E në vend që të kemi një opozitarizëm se si të menaxhojmë pandeminë më mirë, tash prodhojmë një klimë tjetër, një krizë tjetër, ose i shtojmë përmasave të krizës aktuale edhe një më të madhe, atë të rrëzimit të qeverisë.

Edhe kjo, sikur në rastin e parë, pra, atë të LDK-së, tregon që për LV, më prioritare disa interesa të ngushta partiake, sesa ndonjë shqetësim real për atë se si po qeverisemi”.

Ai ka thënë se ky mocion mund të ketë sukses nëse AAK do ta mbështeste atë.

“E katërta, në kuptimin praktik, këtë lëvizje të LV-së e shoh më shumë si një aksion politik që ta mirëmbajë mobilizimin partiak, ta ruajë optimizmin për subjektin sesa si diçka që vërtetë mundet me pasë sukses.

Përmes këtij mocioni, LV do të jetë në ballinat e të gjitha mediave përgjatë kësaj kohe, pa marrë parasysh se cili është rezultati. E padyshim që kjo i ndihmon në zgjedhjet që do të mbahen kurdo që të krijohen rrethanat e favorshme”.

“Elementi tjetër i iniciativës për mocion ndaj qeverisë Hoti është edhe dallimi që LV ka me PDK. Përderisa, kemi një PDK me mesazhe të paqarta ndaj qeverisë Hoti, herë-herë edhe me debate për t’u përfshirë brenda saj, LV me këtë iniciativë po do të tregojë edhe ndarjen me PDK si parti opozitare që është ndaj Qeverisë Hoti”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat