Abrashi: Rrëzimi i kësaj qeverie nuk po bëhet përkundër pandemisë, por pikërisht për të

Aktuale

Abrashi: Rrëzimi i kësaj qeverie nuk po bëhet përkundër pandemisë, por pikërisht për të

Nga: D.B. Më: 6 gusht 2020 Në ora: 18:13
Artan Abrashi

Deputet i Vetëvendosjes Artan Abrashi përmes një postimi në facebok ka thënë se rrëzimi i kësaj qeverie nuk po bëhet përkundër pandemisë, por pikërisht për të.

Ai ka thënë se disa kanë krahasuar rrëzimin e qeverisë me mocionin e VV-së ndaj kësaj qeverie, edhe pse kjo nuk ka asnjë lidhje.

Postimi i plotë:

Disa kanë krahasuar rrëzimin e qeverisë sonë me këtë mocionin tonë ndaj kësaj qeverie. Nuk ka asnjë lidhje. Madje është përpjekje e kundërt. Teksa këta rrëzuan qeverinë legjitime që po punonte mirë dhe menaxhonte edhe më mirë me pandeminë, ne po duam ta rrëzojmë edhe për faktin që kjo ka kolapsuar me menaxhimin e pandemisë, përveç problemeve tjera. Rrëzimi i kësaj qeverie nuk po bëhet përkundër pandemisë, por pikërisht për të.

#Zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat