‘Shpërthejnë’ akuzat e rënda, kapen keq Ibrahim Kelmendi dhe Bilall Sherifi

Aktuale

‘Shpërthejnë’ akuzat e rënda, kapen keq Ibrahim Kelmendi dhe Bilall Sherifi

Nga: P.R Më: 6 gusht 2020 Në ora: 20:13
Foto e publikuar nga Ibrahim Kelmendi

Një debat i ashpër në rrjetin social facebook, ka shpërthyer mes Ibrahim Kelmendit, ish themelues i LPK-së, dhe Bardhy Mahmutit, ish zëdhënësi i UÇK-së për Zvicër.

Shkak i debatit është bërë presidenti Hashim Thaçi, ku Kelmendi i ka shkruar disa letra Gjykatës Speciale lidhur me aktivitetin e Thaçit, për të cilin, Kelmendi thotë se nuk ka qenë drejtor politik i UÇK-së, por marionetë e shërbimit sekret francez.

E Mahmuti e ka quajtur manipulues Kelmendin, dhe se po dëshiron të jetë dëshmitar në Gjykatën Speciale.

Por, tashmë në këtë debat është përfshirë edhe ish deputeti i Nismës Social Demokrate, Bilall Sherifi.

Krejt kjo, pasi Kelmendi kishte shkruar për një takim të zhvilluar me Danjean ARNAUD, Hashim Thaçin dhe Bilall Sherifin.

E ky i fundit e ka mohuar një gjë të tillë, ani pse Kelmendi e kishte argumentuar edhe me foto një takim të tillë.

“Përshëndetje Blerim, jo i nderuar, një takim i tille nuk ka ndodhë. As atë ditë në takimin për të cilin ka shkruar Ibrahimi, as në ndonjë vend tjetër dhe as në ndonjë ditë tjetër!”, i shte përgjigjur Sherifi njërit nga komentuesit.

E Kelmendi e kishte publikuar prapë një fotografi tjetër.

“Sa shume po ngjan Danjean ARNAUD ne kete foto, me ate foton problmatike...”, ka shkruar Kelmendi.

E ndaj kësaj ka reaguar menjëherë ish deputeti, Bilall Sherifi.

“Si duket më paska shku kot mundi për të kontribuar në sqarimin e çështjes së fotos!

Kështu e ke me Ibrahimin: “Hyp se të vrava zbrit se të vrava. Rezultati: i “vrarë” gjithsesi.

Megjithatë, më duhet të pranoj se sulmi i Ibrahiimit nuk ishte krejt i papritur, sepse, Ibrahimi, prej kur e njoh, ka funksionuar kështu: “Kush nuk është me të është kundër tij”. Gjë që nuk do të duhej të ishte kështu por ja që ai i tillë është. Rasti me foton e famshme dëshmon pikërisht këtë që po them, se kushdo që përfshihet në një debat me Ibrahimin dhe “nuk merr anën e tij” (sepse Ibra konsideron se është i vetmi që posedon “licencën për të vërtetën”), atëherë duhet të bëhet gati të ballafaqohet me zemrimin e tij që vjen në formë rrebeshi fyerjesh, shpifjesh dhe akuzash nga më të ndryshmet!

Kjo është sjellje tipike e dikujt që e përcjellin halucinacionet ngado dhe kudo që shkon, dhe nëse nuk ia konfirmon ato që ai sheh, dëgjon apo ndjen, menjëherë të shpallë armik të së “vërtetës absolute” të tij!

Mund të duket e ashpër kjo që po them për halucinacionet por nuk di ndryshe si ta spjegoj faktin që vetëm Ibrahimi dhe askush tjetër në atë foto e sheh Arnaudin. Te fjalori digjital https://fjale.al/halucinacion gjeni këtë spjegim për halucinacionet: “Ndijim a përfytyrim i rremë që i shfaqet një njeriu kur është sëmurë rëndë, kur është në kllapi, kur është tronditur shumë shpirtërisht etj. Halucinacion pamor (dëgjimor). Halucinacionet e nuhatjes!

Realisht, unë më shumë se çdo gjë tjetër ndiej keqardhje për të!

P.S.

Këtë pjesë po e shtoj më shumë në rrespekt të Blerim Muriqit i cili ma bëri pyetjen dhe në rrespekt të pjesmarrësve tjerë në debat. Po e saktësoj një takim i përbashkët mes Ibrahimit, Hashimit, meje dhe Arnaudit nuk ka ndodhë asnjëherë dhe askund. Nëse ibrahimi është takuar apo jo pa prezencën time me këta të dy une nuk mund ta di. Atë më së miri duhet ta din Ibra dhe Hashimi. Mirëpo atë që Ibra di nuk e ndanë me të gjithë. Ai me të gjithë ndanë vetëm atë që do edhe atë vetëm siç do ai!

Me fjalë tjera: “mes asaj që Ibrahimi di dhe asaj që thot, qëndron një det i tërë”!”, ka shkruar në komentin e tij, Bilall Sherifi.

E Kelmendi i është kundërpërgjigjur përsëri.

“Bilall Sherifi, keqardhje, por për foto pothuajse zura edhe unë të këndellëm, mund që ishte lapsus „teknik“ i janarit të vitit 2016. Fatkeqësisht as Ti nuk qe në gjendje të na sqarosh, kush ishte i katërti në foto.

Ke të drejt të bësh be se nuk kishim takim të përbashët Hashimi, Ti, Arnaud, unë, sepse unë nuk isha brenda llojit për te pas takime të atij niveli. Por, kam sqaruar, ndejë të rastësishme, të përbashkët, patëm në Hotel Martim, kur pat ardhur Arnaud aty. Edhe pastaj ne ndeja në lokale, duke prit ndonjë takim të radhës, spse ishte Samit i madh në Këln.

Aspak nuk është korrekte të thuash se nuk respektoj mendimet e tjerëve. Përndryshe, nuk do të kishim miqësi kaq të gjatë. Dhe shpesh herë kam mbajt qëndrim kritik ndaj ndonjë gabimi e lajthitje timen, sapo e kam identifikuar apo më kanë bindur tjerët, sepse njerëz jemi, e na ndodhin. Mos me portretizo mua, gjatë kohe kur je duke pa veten tende në pasqyrë.

Më konstruktive është të jemi sa më konkret, rreth tematike, duke iu përgjigj konkretisht pyetjeve, apo duke demantuar konkretisht këto që i paraqita në status të sotëm.

Shëndet dhe mbarësi”, shkruan në komentin e tij Kelmendi.

Kurse, Sherifi ka hedhur përsëri akuza të rënda ndaj Ibrahim Kelmendit.

“Ibrahim Kelmendi nuk ka lënë njeri pa e portretizuar siç ka dëshiruar vet. Dikë e cilëson si kuinsling, dikë si marionetë, dikë si tradhtar e kështu me radhë çka t’i vije në gojë. Por kur dikush i jep vetes të drejtë ta portretizojë atë me cilindo epitet qoftë, aty ndryshon puna. Një gjë e tillë nuk i pëlqen Ibrës. Kjo i ngjan pak shumë asaj meselesë së njohur kur hoxha u thotë besimtarëve të vet: “bën si them unë, por mos bën çka bëj unë”.

Ibrahimit nuk i pëlqen debati mbi parimin e “barazisë në armë”. Kur ai shkruan për dikë, ai i jep të drejt vetës të përdorë edhe arsenalin banal të fjalorit, ndërsa kërkon nga të tjerët të “qëndrojnë në temën e tij” dhe të mos portretizohet ndryshe, pos ashtu siç ai e sheh veten. E jo për besë, nuk është e drejtë kjo. Atë që ia lejon vetes, duhet t’ua pranosh edhe të tjerëve, se fundi i fundit, askush nuk pranon ndryshimin e rregullave sipas shijes tënde. Tash t’i kthemi pasqyrës dhe portretizimit që përmend. Ibrahim, nuk e di nëse duke e parë veten në pasqyrë, unë të kam portretizuar ty, apo është e kundërta, kur ti del përpara pasqyrës, ti sheh atë që ke dëshirë të shohësh dhe jo pasqyrimin real që ta jep pasqyra.

Nëse bazohemi në “lapsusin teknik” që pohon se e ke bërë me personin në foton e famshme, ku vetëm ti ke parë diçka që nuk ekziston në realitet, gjasat më të mëdha janë që pasqyra nuk po gënjen, por ti këmbëngul që edhe të tjerët të shohin ato që vetëm përfytyrimet e dëshirave tua e shohin.

Ndërsa sa i përket “prushit” që e përmende, duhet ta dish se nuk janë të ulur të gjithë aty ku je ulur ti.

Që të kuptosh realitetin e ekzistencës së dy botëve dhe eventualisht të bësh dallimin ndërmjet botës së vërtetë nga ajo që është pjellë e imagjinatës dhe fiksioneve, të sugjeroj ta shohësh filmin e mëposhtëm”, thuhet në komentin e Sherifit.

Në fund, Kelmendi ka reaguar përsëri, duke shpalosur edhe detaje të reja për Thaçin.

“Bilall i respektuar, kur portretizoj njerëzit, por sidomos bashkëveprimtarët, mundohem t'i portretizoj siç i kam njohur e përjetuar vet, e jo siç dëshirojnë ata, por as siç do të dëshiroja unë të ishin – sa më të mirë e më sa më pak gabime.

Fatkeqësisht e keni gjet dyzenin për t'u përball, sikur unë të gjithë ish-bashkëveprimtarët po i diskualifikoj për kuislingë e marioneta. Keni zgjedh këtë dyzen, edhe pse e dini se nuk është e vërtet, meqë në ndërkohë e keni marrë vesh se i kam indentifikuar KATëR veta, por kryesisht si sabotues e komplotues të Lëvizjes dhe të UÇK-së, ndërsa si pushtetarë, që na keni sunduar dhe keni dëgjeneruar në kleptokratë, jeni shumë më shumë! Fetkeqësisht! Dhe, nga zhgënimi i madh, ata që kanë funksione shtetërore, po më ngjajnë në kuislingë, ndërsa ata që janë në saf të dytë, ca si marioneta e ca si argatë. Këtë opinion për Ju si politikanë kleptokratë nuk e kam vetëm unë.

Tani të kthehem të statusi, respektivisht të tematika.

Unë e kam përjetuar Z. Danjean ARNAUD në Rambuje si komandant që i ka qëndruar mbi kokë Gjarpnit „tonë“ gjithë kohën, dhe u kam thënë operativëve të atyre që e menaxhonin Konfencën, kur na lutnin, bile edhe kur na kërcënonin, që ta bindnim Gjarpinin të nënshkruante, se nuk është e vëretetë që Gjarpnin nuk po nëshkruan nga frika që ka nga komandantët, por sepse ashtu po e komandon DGSE-ja, si marionetë që e ka. Këto gjera i kam rrëfyer më herët (edhe para fotos), por po t'i pësëris, sepse ke qenë i zënë me „punë të mëdha“, e nuk ke pas kohë t'i lexosh këto "vogëlsirat" e mija.

Po e përserisë, duke anashkaluar foton, që as Ti nuk po e identifikon dot ke kishim në tavolinë, në Samit për Kosovën, mbajtur në Këln, ka ardhur kryeshefi Arnaud, jemi grind kur më ka takuar, duke më fol në emër, na keni gjet duke u grind kur jeni zbrit nga dhoma...

Nëse Ti, por edhe Bardhyli, doni të simuloni se ai ishte shok i Hashimit, prandaj nuk mund ta akuzoj për marionetë, kjo është e drejta Juaj, njëherit edhe karakteri Juaj.

Unë të pyeta për 25 e 26 majin 1999, kur ishi në Paris, përse u „sorollatët“ aty e nuk shkonit të Kryeministri Blear, meqë ai e priste Z. Thaçi? Bardhyli zuri të numëronte takimet me aq shumë ministra të jashtëm, sikur të kishin qëlluar ato dy ditë në Paris dhe t'ju kishin prit në radhë për takime, ndërsa Ti bënë „fizkultura“ të mos sqarojmë ndodhitë konkrete. Të pyeta edhe nëse e kishi kuptuar kur Diplomati anglez ju ka thënë se luftën po e bënin Anglia e SHBA dhe jo Franca, nga idhnimi se për hir të „Francës“ kishi ndejt në Paris, nuk kishi parapëlqye Londrën. Dhe këto ua ka thënë ai Diplomati në Brukse, më 27 maj 1999. Ndërsa me Kryeministrin Blaer jeni takuar shumë ditë më vonë, në Samit në Këln, dhe jo siç i pat rreshtuar Bardhyli. Këto zhvillime i kemi përjetuar më shumë veta. Ato të 25-27 majit i kanë përjetuar Ekrem Krasniqi dhe Afrim Gjonbalaj, jo unë, ndërsa zhvillimet në Këln i kam përjtuar edhe unë.

Edhe njëherë: KATËR, jo katërdhjetë as katërqind, ish-bashkëveprimtarë, i kam diskualifikuar për sabotues e komplotistë; Xhavitin e Azemin qysh në vitin 1996, ndërsa hashimin qysh nga fundi i marsit apo fillimi i prillit 1998, meqë deri atëherë me ka pas humb nga „radari“. Rexhep Selimin pasi ka krye hetimet Komisioni hetimor, i formuar për të shqyrtuar shpijet më tepër se skandaloze, që i pat ngrit Hashimi në Mbledhje e Gjashtë të përgjithshme, në fillim të majit 1998. E, jam befasuar kur lexova në monografinë për LPK/UÇK, të autorëve Fazli Velia dhe Sejdi Gega, se Komisioni për verifikim të mandateve na e ka kontrabandua Hashimin në atë Mbledhje, e nuk e ka lejuar fare Qerimin me marrë pjesë...

Ju, që atëherë ishit në shërbim të atyre, që tashmë po i diskreditoj si kUmandantë të „shtabit të rognerit“, ju respektoja nga se atëherë mendoja që ju kanë përvetësuar me mashtrime, por tashmë, nga kjo distancë dhe nga mënyra se si po i mbroni, po me rezulton se u keni shërbyer me vetëdije; mbëtet të shtjellohet, nëse dinit apo nuk dinit për sabotimet e komplotet që bënit ata. Pra, asnjëri nga Ju, që tani po ju diskualifikoj si argatë, për mos me u lodh me gjet emërtim më përkatës, nuk mund të ofroni qoftë vetëm një rast se me Ju jam grind atëherë, apo ju kam akuzuar. Jo, ju kam vlerësuar për fraksionistë dhe për mua të qenurit fraksionist në Organizatë, nuk ka qenë as faj, e lere më armiqësi.

Tematika është e rëndë. Nuk e debatojmë dot pa përplasje. Ta zëmë, të tre kUmandantët e „shtabit të Rogneri“ kanë thënë data të ndryshme për themelim të UÇK-së, për t'u bërë sa më protagonist. Ndërs për Rexhep Selimin nuk e di cilën datë e quan ai. Në jemi grind, kishim apo nuk kishim shtab të përgjithshëm. Rezulton se tek me 11 qershor 1998 është formuar. Dhe ende nuk i kemi të sqaruar gjerat, kush e vendosi përbërjen e Shtabit të Përgjithshëm, dhe përse, ta zëmë, nuk e paten merituar Fehmi Lladrovci e Bekim Berisha të ishin qoftë vetëm anëtarë të Sh.P., por Fehmiun e izoluan dhe e sabotuan, kurse Rexhep aga kishte pas dhënë urdhër Bekim Berisha të ikte nga Kosova...

Ne e kemi të vështirë të debatojmë, sepse askush nuk do të ngarkohet me krimin, përse ZO e Drenicës nuk është furnizuar me mjete financiare të Fondit „Vendlindja thërret“, dhe me armë e fishekë të blera nga ato mjete, nga shtatori 1998 deri në qershor 1999, siç e kemi të zorshme të sqarojmë, përse gjatë viteve 1994-1997, bile deri në mars 1998, nuk janë furnizuar „grupet“ në Drencë, Llap/Gollak, Dukagjin, etj., etj.

Për këto tematika jeni të alarmuar, dhe jo për frizurë të Gjarpnit!

Përherë me kënaqësi i pres konkretizimet për gabimet e fajet që kam bërë, duke i formuluar sipas „shijes“ që keni, por edhe mua ma lejoni lirinë të ngris problemin, pse as për datë themeluese të UÇK-së nuk duam të jemi unik – për të pranuar të vërtetën, siç ka ndodhur, pa ju tremb kërcënimeve të Gjarpnit, se „nuk mund të rishkruhet historia“, edhe pse në fakt ende nuk është shkruar.

RESPEKTE!”, përfundon komentin e tij, njëri nga themeluesit e LPK-së, Ibrahim Kelmendi.

Image
Image
Image
Image

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat