Skënder Hyseni: I kam kërkuar takim Albin Kurtit rreth dialogut, nuk po përgjigjet

Aktuale

Skënder Hyseni: I kam kërkuar takim Albin Kurtit rreth dialogut, nuk po përgjigjet

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 21:02
Skënder Hyseni

Koordinatori shtetëror për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni ka thënë se pas takimeve në Bruksel dhe SHBA, i ka kontaktuar të gjithë akterët politikë për t’i informuar rreth zhvillimeve të fundit në procesin e dialogut.

Hyseni në Rubikon thotë se e ka ftuar edhe Albin Kurtin e VV’së, por s’ka marrë përgjigje nga ai.

‘’Rexhep Selimit ia kam shtru kërkesën që Kurti të më takojë kurdo që e sheh të përshtatshme dhe të nevojshe ai që ta informoj rreth takimit në SHBA. Kam insistuar dhe do të vazhdoj të insistoj që t’i njoftoj të gjithë përfaësuesit e partive. Ska pasë asnjë përgjigje prej Kurtit. Menjëherë pas kthimit nga Brukseli e kam ftuar’’, ka thënë ai.

‘’Kam zhvilluar takime me të gjitha palët e interesuara për informim nga dora e parë rreth dialogut’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat