Maloku: VV-ja dhe PDK-ja duhet të reflektojnë interesat e shtetit e jo kapriçot e sedrat

Aktuale

Maloku: VV-ja dhe PDK-ja duhet të reflektojnë interesat e shtetit e jo kapriçot e sedrat

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 21:35
Fadil Maloku

Profesor Fadil Maloku ka reaguar rreth nismës së mocionit të VV-së për rrëzimin e qeverisë.

Ai ka vlerësuar VV-ja dhe PDK duhet të shohin interesat e shtetit e jo të vrapojnë pas kapriçove dhe sedrave.

"Cilado qeveri e ardhshme që do varet, e në veçanti kushtëzohet edhe (aq më keq!) diktohet nga kërkesat "shtesë" jashtë Kosove (në rastin tonë nga ato të Serbisë, përmes Listës serbe") është e dështuar! ", ka shkruar Maloku.

Reagimi i plotë:

A JANË ZGJEDHJET ZGJIDHJE?

Cilado qeveri e ardhëshme kosovare që do varet, e në veçanti kushtëzohet edhe (aq më keq!) diktohet nga kërkesat "shtesë" jashtë Kosove (në rastin tonë nga ATO të Serbisë, përmes listes "SRPSKA") është e dështuar! 
Arsyet; 

1. Në asnjë vend, në asnjë shtet të botës me çfardo rregullimi qoftë ai, pakicat me vetëm 5% s'munden, s'duhet dhe s'bënë t'a kushtëzon (lexo; shantazhon!) 95% tjetër! 

2. Asnjë obligim ndërkombëtar s'do mund të realizohet pa kompromise tjera të dhimbshme në horizont...

3. Çka është edhe më e rëndësishme, me qeverinë aktuale konjukturale  s'do ketë asnjë garancion as për; sigurinë shtetërore, as për zhvillim ekonomik, as për privatizim, as për pandemin? shqetësuese, as për Marrëveshje (eventuale) me Serbinë, e as avokim të denjë të ndaj aluzave të pretenduara që i ka ngritë Gjykata Speciale. 

Andaj partitë opozitare (VV dhe PDK-ja) duhet të reflektojnë më shumë për interesa shtetërore, se sa për kapriçio e sedra personale...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat