Hyseni thotë se Kosova mund të bëhet me status të papërmbyllur sikur Palestina nëse nuk ka unitet

Aktuale

Hyseni thotë se Kosova mund të bëhet me status të papërmbyllur sikur Palestina nëse nuk ka unitet

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 21:40
Skënder Hyseni

Koordinatori shtetëror për dialog, Skënder Hyseni, ka thënë se nëse nuk arrihet uniteti i brendshëm politik për dialog me Serbinë, Kosova mund t’i humbasë edhe 10 vjet të tjera.

Ai ka shtuar se ky skenar, rrezikon ta çojë Kosovën drejt shteteve që kanë status të papërmbyllur siç është rasti i Palestinës.

“Sa kemi qenë në opozitë, unë e kam ftuar partinë time që të bëhemi pjesë e dialogut gjatë Qeverisjes së Haradinajt”.

“Unë besoj se duhet patjetër një unitet politik nëse duam të dalim të suksesshëm. Nëse kjo nuk ndodh në këtë periudhë disa muajsh, atëherë mund t’i humbim edhe 10 vjet të tjera dhe kjo rrezikon që Kosovën ta çojë kah shtetet me gjysmë identiteti me një status të papërmbyllur siç është Palestina”, tha ai.

Hyseni e ka mohuar të ketë pasur zëra brenda koalicionit qeverisës që e kanë kundërshtuar rolin e koordinatorit shtetëror për dialog.

“Po duket se ka përpjekje me zhvendos fokusin nga substanca në diçka që nuk është punë e imja ta komentoj”.

“Haradinaj-Stublla është pjesë e Qeverisë dhe ka se ku ta adresojë. Për koordinatorin unë nuk jam në dijeni se dikush nga partnerët e koalicionit e kanë kundërshtuar vendimin”.

“Vendimi për koordinator është marrë në Qeveri dhe është votuar në mënyrë unanime. Evidente është se Qeveria me votë unanime ka vendosur të emërojë koordinator shtetëror për dialog”.

“Nëse dikush ka dijeni rreth dialogut e di saktë se cili është roli i koordinatorit. Koordinatori nacional nuk merr vendime – bën koordinimin mes faktorit ndërkombëtar me institucionet e Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat