A do të përfshihet PDK-ja në Qeverinë e tij? Flet kryeministri

Aktuale

A do të përfshihet PDK-ja në Qeverinë e tij? Flet kryeministri

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 22:40
Qeveria e Kosovës

Kryeministri Avdullah Hoti sonte në Pressing ka folur nëse koalicioni qeveritar mund të zgjerohet, në këtë rast të përfshihet edhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

I pari i Qeverisë i cili këto ditë po qëndron në karantinë pasi doli pozitiv me koronavirus, thotë se njëherë për njëherë nuk sheh arsye të kombinimeve të tilla në koalicion.

‘’Koalicioni është duke funksionuar normalisht. Ka tema që duhen diskutuar, por në parim jemi në përputhje me marrëveshjen e koalicionit. Nuk shoh ndonjë arsye që të hyjmë në kombinime të tilla’’, ka thënë ai.

Sipas Hotit, opozita nuk mund ta rrëzojë qeverinë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat