Abazi: Shkuarja e Hysenit në Washington është në shërbim të Daçiqit

Aktuale

Abazi: Shkuarja e Hysenit në Washington është në shërbim të Daçiqit

Nga: A.Zh Më: 6 gusht 2020 Në ora: 23:45
Haki Abazi

Ish-zëvendëskryeminstri nga Lëvizja Vetëvendosje Haki Abazi, ka thënë se me mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Avdullah Hotit, do të kthehet demokracia duke shkuar në zgjedhje të reja.

Ai ka thënë se tani është që të ndërpritet projekti më i rrezikshëm kundër shtetësisë së Kosovës dhe fatit të Shqiptarëve në Ballkan.

Abazi ka akuzuar edhe koordinatorin për dialog Skënder Hysenin, duke thënë se shkuarja e tij në Amerikë, është në shërbim të Ivica Daçiqit, përcjell Bota sot.

Postimi i Abazit në Facebook:

Me mocionin e mosbesimit në Kuvendin e Kosovës kthehet demokracia në vend duke shkuar në zgjedhje dhe përcaktohet se kush ka vizion demokratik për shoqërinë tonë e kush po e përdor vendin si poligon për interesa grupore e individuale.

Po, qenësore tani është që të ndërpritet projekti më i rrezikshëm kundër shtetësisë së Kosovës dhe fatit të Shqiptarëve në Ballkan.

Shkuarja e Hysenit në Washington DC është në shërbim të Daçiqit dhe projektit të tij për të realizuar qëllimet e Milloshevicit duke e involvuar Rusinë në mënyrë formale në çështjet e hapura në Ballkan. Hyseni është në shërbim të dreqit dhe jo Kosovës. Gjithsesi asociacioni i komunave serbe nuk mund të prezantohet si më pak i rrezikshëm se çështja e ndryshimit të kufijve, kjo për faktin se ky është një stacion i rrezikshëm i radhës dhe gjithashtu nuk përjashton apetitin e Serbisë për të marrë territor pas një pauze tjetër.

Në këtë kontekst duhet analizuar deklaratën e Palmer dhe heshtjen e Ambasadës Amerikane kundrejt naivitetit diplomatik e politikë të qeverisë kuislinge.

Mocioni është akt patriotik dhe i domosdoshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat