Zaimi: Të rrëzojmë qeverinë Hotin para se katastrofa të bëhet humanitare

Aktuale

Zaimi: Të rrëzojmë qeverinë Hotin para se katastrofa të bëhet humanitare

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 00:24
Arbër Zaimi

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për mocion mosbesimi ndaj qeverisë Hoti.

Shkak sipas kreut të grupit parlamentar të LVV, është keqeverisja dhe situata e rënduar e pandemisë.

Ai u bëri thirrje deputetëve përfshirë edhe PDK, të reflektojnë në mbështetje të nismës për rrëzimin e qeverisë.

Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, Arbër Zaimi, në një lidhje me skype për Ora News thotë se kjo është zgjidhja e vetem para se katastrofa të marrë përmasa humanitare.

Arbër Zaimi: Brenda dy muajsh me ndërrimin e qeverisë, Kosova është vendi i parë në botë sa i përket numrit të vdekjeve në raport me numrin e popullësisë, edhe ekonomia është duke shkuar drejt një katastrofe. Para se katastrofa të marrë përmasa humanitare mendojmë se është mirë të ndërrojë mënyra dhe modeli i qeverisë.

Sa i takon dialogut me Serbinë, Zaimi thotë se LDK e ka monopolizuar dhe nuk ka asnjë lloj transparence.

Arbër Zaimi: Ka improvizim të vazhdueshëm për dialog, mungon platforma dhe transparenca mbi atë çfarë synon të marrë qeveria e Kosovës nga ky dialog. LDK e ka monopolizuar dialogun, edhe partnerët nuk janë përfshirë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat