Tahiri: Po vjen dita kur do të qeverisë sërish Albin aga

Aktuale

Tahiri: Po vjen dita kur do të qeverisë sërish Albin aga

Nga: A.Zh Më: 7 gusht 2020 Në ora: 16:37
Albin Kurti

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Labinot Tahiri, ka thënë se Kosovës, gjatë vitit 2020 i kanë ndodhur dy fatkeqësi.

Ai ka përmendur çështjen e Koronavirusit, duke akuzuar mediat se po shkatërrojnë psiqikisht qytetarët me lajmet për pandeminë. Ndërsa, si fatkeqësi të dytë, Tahiri ka përmendur rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit, përcjell Bota sot.

Ish-deputeti ka paralajmëruar se do të vijë dita kur do të qeverisë sërish Kurti.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Po rrimë shtrembër e flasim drejtë!

Dy fatkeqësi në vitin 2020 i kanë ndodhur Republikës së Kosovës!

E para, ku propaganda reklamuese për ta faktorizuar dhe për t’iu ngjallur frikë qytetarëve me COVID-19, ku vetëm një portal e poston 40 herë në ditë me ua shkatërruar psiqikën qytetarëve edhe pse e din krejt ç’është virusi e sigurisht se secili e do jetën e vetë dhe ruhet vet!

Dhe e dyta fatkeqësi, kur krejt partitë u bënë së bashku në Kuvend me e rrëzuar Qeverinë e Albin Kurtit!

5 muaj me e lën me punu pa e treguar veten një qeveri, ku shumë të tjera afatgjate kanë qenë full korrupsion e kjo nuk ishte!

Vetëm te ne ndodhë!

Ama në ato ditë vullneti i cili ishte, i 200.000 mijë shqiptarëve ( shpirtrave) dhe i diasporës, ku thoshin erdhi dita!

Do të vijë edhe dita, edhe nata se Zoti po punon, ku do të Qeverisë sërish Albin Aga.

Sinqerisht nga unë, si gërryes i nervave të injorantëve, (servilëve) dhe atyre që flasin shumë e kurrë një vepër për Kosovë nuk e kanë bërë!

Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat