Vetëvendosje hapi televizion, vjen sqarimi nga Manxhuka

Aktuale

Vetëvendosje hapi televizion, vjen sqarimi nga Manxhuka

Nga: D.B. Më: 7 gusht 2020 Në ora: 17:21
Arlind Manxhuka

Zëdhënësi i Vetëvendosjes Arlind Manxhuka  përmes një postimi në facebook ka thënë se lëvizja ka kauzat për të cilat angazhohet, dhe është e vetëdijshme që ndryshimet në vend nuk bëhen pa qytetarët e bëhen për mirëqenien e përgjithshme e interesin publik.

Sipas tij, Lëvizja VETËVENDOSJE! ashtu siç ka qenë do të vazhdojë të jetë subjekti më transparent dhe i hapur, jo vetëm në Republikën e Kosovës.

“Ka shumë mjete përmes të cilave ne i adresohemi qytetarëve të vendit e më të preferueshme i kemi pasur ato pa ndërmjetësim në takime direkte në oda, shkolla e ambiente publike”.

Postimi i plotë:

Lëvizja ka kauzat për të cilat angazhohet. Ajo po ashtu është e vetëdijshme që ndryshimet në vend nuk bëhen pa qytetarët e bëhen për mirëqenien e përgjithshme e interesin publik. Ka shumë mjete përmes të cilave ne i adresohemi qytetarëve të vendit e më të preferueshme i kemi pasur ato pa ndërmjetësim në takime direkte në oda, shkolla e ambiente publike.

Media si ‘ndërmjetësues’ edhe për nga thelbi ka qenë po ashtu hapësirë tejet e rëndësishme. Sa i përketë kësaj hapësire të ndërmjetësuar kemi përdorur fletushka, gazeta, intervista e konferenca nëpër TV të ndryshme. Një hapësirë shtesë dhe me rëndësi e komunikimit me publikun kanë qenë e vazhdojnë të jenë rrjetet sociale. Të gjitha këto janë media në vete.

Të gjitha këto janë shumë të rëndësishme, asnjëra se zëvendësojnë njëra-tjetrën. Kanalet e reja nuk janë qëllim në vetvete, thjesht hapësirë shtesë për të komunikuar me publikun. Kur shtohen hapësirat e komunikimit edhe në nivel formal nuk mund të mbyllet mendimi i lirë, përkundrazi.

Lëvizja VETËVENDOSJE! ashtu siç ka qenë do të vazhdojë të jetë subjekti më transparent dhe i hapur, jo vetëm në Republikën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat