Deputetja e VV-së kritkon deputetët pa maska: Në Kuvend ka qenë rrezik si me hy në Klinikë Infektive

Aktuale

Deputetja e VV-së kritkon deputetët pa maska: Në Kuvend ka qenë rrezik si me hy në Klinikë Infektive

Nga: D.B. Më: 7 gusht 2020 Në ora: 17:29
Fatmire Kollçaku

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku ka kritikuar deputetët e Kuvendit të Kosovës të cilët nuk po bartin maska gjatë seancës.

Kollçaku ka kërkuar nga kryeparlamentarja Osmani që të ua tërheq vërejtjen disa deputetëve që nuk po flasin lirshëm pa maska.

“Ju e dini që sot kërkohet nga qytetarët që ta bartin maskën. Po, çdo qytetar duhet ta bartë maskën përfshirë edhe deputët që në orët e pasdites i japin luks vetës të mos bartin maska. Kërkoj nga kryetarja e Kuvendit që të ua tërheq menjëherë vërejtjen disa deputetëve që për momentin nuk kanë maska, flasin lirshëm, bëjnë muhabet këtu.  Ndërsa nëse denohet cilido qytetar, unë e fotografoj deputetin këtu dhe ia plasoj. Pse me të denu ty ndërsa deputeti këtu qëndron pa maskë. Ju lus të respektohet nga instutucionet e larta që japin shembullin më të keq. Ju e dini që këtu, ky Kuvend, gati ka qenë rrezikshmëria si me hy në Klinikë Infektive. Secili këtu rrezikohet që ta merr këtë virus, përkundër faktit që mundohemi të mbrohemi”, ka deklaruar Kollçaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat