Ja si është gjendja shëndetësore e Kryeministrit Hoti

Aktuale

Ja si është gjendja shëndetësore e Kryeministrit Hoti

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 18:53
Avdullah Hoti

Visar Berisha, këshilltar për shëndetësi i Kryeminstrit të Kosovës, ka folur për gjendjen shëndetësore të Avdullah Hotit.

Ai ka thënë se gjendja e kryeministrit është e mirë.

“Gjendja është e mirë, ka shenja të përgjithme të virozës, parametrat infektiv janë brenda normales”, ka thënë Berisha, i cili edhe vet po përballet me problemin e njejtë si të shefit të tij.

Berisha ka thënë se për shkak të kontakteve me kryeministrin është infktuar, por edhe ky është mirë.

“Gjendja është e mirë, nuk ndjej shenja të vizozës edhe pse kemi qëndruar afër kryeministrit”, ka thënë Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat